Ligjvënësit në Britaninë e Madhe i hapën rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme më 12 dhjetor.

 

Pas një debati të gjatë në parlament, partia opozitare e Jeremy Corbyn ndryshoi vendimin e saj, duke mbështetur projekt-ligjin e propozuar nga kryeministri Boris Johnson për zgjedhjet në dhjetor.

 

Deputetët votuan 438 pro dhe 20 kundër. Ndërkohë parlamenti britanik pritet të shpërndahet në 6 tetor për t’i lënë vendin fushatës 5 javore. Kryeministri Boris Johnson u shpreh se është gati për një betejë të ashpër, ndërsa u zotua se do të ndalojë marrëveshjen e Brexit me BE-në nëse merr mbështetjen e qytetarëve.

 

“Është koha që të bëhemi të gjithë bashkë për t’i dhënë fund BREXIT. Do të jetë një betejë e  vështirë zgjedhore, por kam besim se do bëjmë më të mirën e mundshme. Brexit duhet të marrë fund që ne të kemi një parlament të zhbllokuar.

 

Ndërsa kreu i Laburistëve Jeremy Corbin tha se partia e tij është gati të punojë për një vend më të mirë për të ardhmen e qytetarëve të tij.

 

“Ne jemi gati të fillojmë fushatën më ambicioze për të bërë ndryshimet më reale që vendi ynë ka parë ndonjëherë. Ky është shansi ynë për të ndërtuar një vend më të mirë për qytetarët tanë dhe për gjeneratën e ardhshme”

 

E ndërsa Britania e Madhe po bëhet gati për zgjedhjet e parakohshme, presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, i bëri thirrje ligjvënësve britanikë të mos humbasin kohë, pas shtyrjes së BREXIT.

 

Përmes një postimi në Twitter, presidenti i KE shkruan se 27 vendet anëtare të BE-së miratuan zyrtarisht afatin e ri, që mund të jetë Shansi I fundit.

 

“Ju lutemi shfrytëzoni sa më mirë këtë herë. Unë gjithashtu dua të them mirupafshim me ju, pasi misioni im përfundon këtu. Do t’i mbaj gishtat e kryqëzuar për ju”, përfundon postimin e tij Tusk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *