Financial Times ka kryer një studim mbi numrin e vdekjeve prej koronavirusit në Britaninë e Madhe. Sipas mediave italiane, përfundimi është që deri më sot autoritetet britanike kanë raportuar vetëm për vdekjet në spitale dhe jo për viktimat në shtëpi apo në shtëpitë e të moshuarve.

Në studimin e Financial Times thuhet se numri i viktimave mund të jetë më shumë se 40 mijë. Studimi u bazua tek të dhënat e publikuara të martën në 21 prill nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Në Mbretërinë e Bashkuar numërohen rreth 17.400 viktima, por sipas Financial Times, këto të dhëna nuk janë të sakta. Financial Times ka marrë në shqyrtim vdekjet për arsye të tjera dhe e ka krahasuar me mesataren sezonale. P

ërfundimi është që numri i vërtetë i viktimave të koronavirusit në vend është 41 mijë.

Të dhënat tregojnë se mbi 18,000 vdekje janë regjistruar në javën e 10 prillit në Angli dhe Uells, një rritje prej 75 përqind gjatë 5 viteve të fundit (dhe një prirje e ngjashme shfaqet edhe në Skoci dhe Irlandën Veriore) .

Sidoqoftë, duhet të theksohet se këto janë projeksione statistikore, jo të dhëna të vërtetuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *