Britania e Madhe po bën një hap paraprak drejt normalitetit, pas hapjes pjesërisht të pub-eve e restoranteve këtë të hënë.

 

Në këtë fazë pritet të rihapen edhe berberët e parukierët. Po ashtu, në planin e masave lehtësuese do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre palestrat, pishinat, bibliotekat dhe kopshtet zoologjike.

 

Teksa njoftoi lehtësimin e masave kufizuese, kryeministri britanik, Boris Johnson iu bëri thirrje qytetarëve të tij që të tregohen të përgjegjshëm.

 

Ai e quajti këtë hapje të pjesshme “një hap të madh përpara në rrugën drejt lirisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *