Britania e Madhe i dha lamtumirën e fundit Princit Philip. Ceremonia është zhvilluar në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Vetëm 30 persona, familjarë dhe të afërm të ngushtë të Mbretëreshës dhe Princit të ndjerë kishin mundësinë të ndiqnin nga afër varrimin.

 

Arkivoli i Princit është vendosur në qemerin mbretëror në Kështjellën Windsor, një kompleks gati 1,000 vjeçar në perëndim të Londrës, ndërsa më shumë se 730 anëtarë të Forcave të Armatosura morën pjesë për ta nderuar.

 

Himnet dhe muzika vunë në dukje rëndësinë e figurës së Princit Philip, shërbimin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe mbështetjen e tij për  Mbretëreshën Elisabeta për më shumë se shtatë dekada. Mbretëresha gjatë ceremonisë është ulur vetëm afër altarit, ndërsa për t’i dhënë lamtumirën e fundit në varrim ishin të pranishëm edhe Princi William së bashku me vëllanë e tij Harry.

 

Në të gjithë Britaninë e Madhe është mbajtur një minutë heshtje për ta nderuar Princin Philip. Procesi nisi dhe mbaroi me të shtënat e ushtarëve në 9 vende të ndryhme.

 

Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeta II për 73 vjet, humbi jeten me 9 prill,pasi kaloi një muaj në spital pas nje problemi qe kishte me zemren.  Gjatë gjithë javës, arkivoli i Dukës së Edinburgut ka qëndruar në kishën private të Kalasë së Ëindsor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *