Në Britani kanë nisur hetimet në lidhje me vdekjen e 39 personave brenda një kamioni frigoriferik në Essex.
Policia ka vënë në pranga si autor të kësaj ngjarje të rëndë shoferin e kamionit, të identifikuar si Mo Robinson, 25 vjeç, nga Portadoën, County Armagh.
I dyshuari ndodhet në paraburgim. Ndërkohë policia ka bastiur dy shtëpi të lidhura me 25-vjeçarin e arrestuar, një në Markethill, Qarkun Armagh dhe një tjetër në Laurelvale.
Agjencia Kombëtare e Krimit tha se kishte dërguar oficerë për të ndihmuar dhe identifikuar çdo grup të krimit të organizuar që mund të kenë luajtur një rol.
Kufomat u zbuluan në Parkun Industrial Ëaterglade në Grays, brenda kamionit që kishte mbërritur nga Belgjika.