Pas Italisë dhe Spanjës, Britania e Madhe e Franca po përballen me kulmin e shpërthimit të pandemisë në Europë duke raportuar shifrat më të larta të vdekjeve në 24 orë. Autoritetet në Londër bënë të ditur këtë të enjte se 938 persona më shumë kanë humbur jetën nga koronavirusi duek e cuar numrin e përgjithshëm mbi 7 mijë. 61 mijë pacientë janë të infektuar.

 

Ministrat e qeverisë parashikojnë se izolimi i vendit do të vazhdojë deri në javën e parë të majit, por ekspertët thonë se do të duhet edhe më gjatë. Ndërkohë autoritetet e sigurisë po kërkojnë gjithnjë e më shumë forcimin e ligjeve për të pabindurit që thyejnë rregullat. Kryeministri Boris Xhonson vijon terapinë intensive por gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

 

Edhe Franca po konsideron shtyrjen e izolimit deri në muajin maj pasi janë raportuar rreth 11 mijë vitkima dhe 113 mijë të infetkuar. Në Gjermani pacientët që e kanë humbur betejën me koronavirusin janë më shumë se 2 mijë e 300 ndërsa 114 mijë persona janë infektuar.

 

Disa shtete europiane kanë deklaruar se do të heqin gradualisht masat e izolimit ne jaën e fudnit të muajit prill por cdo vendim do të jetë në përputhje me të dhënat e deriatëhershme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *