Kombëtarja Shqiptare e Peshëngritjes vijon të dhurojë spektakël në kampionatin europian në Rusi. Këtë mbrëmje ishte radha e sportistit Briken Çalja që rrëmbeu 2 medalje në shtytje, një argjendi për 184 kg dhe një bronz në dy garësh ku ngriti në total 336 kg.

Megjithatë fati e tradhtoi sportistin e Tiranës për të regjistruar një tjetër sukses. Kampioni në fuqi nuk gaboi në  provën e parë me 152 kg, po aq sa rivali i tij bullgar Andrev Bozhidar, por për shkak të peshës trupore të sportistit, Çalja u pozicionua në vendin e katërt. Shtangisti shqiptar kishte 100 gr më shumë peshë trupore se rivali i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *