Bashkimi Europian ka rënë dakord të shtyjë divorcin me Mbretërinë e Bashkuar deri më 31 janar të vitit 2020. Presidenti i këshillit njoftoi vendimin përmes një postimi në twitter, duke theksuar se Britania e Madhe mund të largohet para këtij afati në rast se parlamenti aprovon një marrëveshje.

 

 “27 Vendet anëtare të Bashkimit Europian ranë dakord që të pranojnë kërkesën e mbretërisë së Bashkuar për një mbyllje të Brexit deri më 31 janar 2020. Vendimi pritet të zyrtarizohet përmes një procedure zyrtare”

 

Kjo është hera e 3 që Bashkimi Europian shtyn afatin e Brexit. Vendimi i Brukselit vjen pas kërkesës së kryeministrit Boris Johnson i cili u detyrua të kërkonte një shtyrje te bisedimeve. Johnson ka këmbëngulur vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar duhet te dale nga Unioni para 31 tetorit, ose në të kundërt ai do të jepte dorëheqjen. Ndërkohë këtë pasdite deputetët pritet të votojnë për kërkesën e kryeministrit për të mbajtur zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *