Britania e Madhe doli nga Bashkimi Europian; por çfarë do te ndodhe me ëndrrën e shqiptareve, për t’u bere pjese e ketij bashkimi. Kryetarja e komisionit te integrimit, Majlinda Bregu, e cila është nje nga politikanet qe e njeh me mire Brukselin thekson se rruga jone drejt integrimit, do te behet me e vështirë e tashme te flasësh per hapje negociatash për anëtarësim me Shqipërinë, do te thotë te mos e njohësh realitetin.

“Kam frike se tashme Britania e Madhe dhe Brexit, mënyra se si do te largohet, mënyra se si do te përcaktohen modalitetet per daljen e saj nga Bashkimi Europian qe nuk do te jete nje kohe e shkurtër (mund te marre nje 10-vjeçar per te mbyllur te gjitha modalitetet) do te zërë te gjitha axhendat e presidencave te ardhshme evropiane, te takimeve te radhës te këshillave evropiane, me pas janë zgjedhjet ne vendet kryesore te BE; gjë qe do te largoje gjithnjë e me shume vëmendjen nga Ballkani perëndimor”.

Vemendja e Bashkimit Europian mbi rajonin tone, do te jete me e ulet dhe per këtë arsye duhet reflektoje lidershipi politik.

“Ka nje te vërtete, ajo qe te paktën na intereson ne është qe te kuptojmë sot sa e dobët është jo vetëm vendimmarrja ne Bashkimin Europian, por sa nevoje kemi per te zbatuar rregulla dhe standarde se brendshmi sepse sot nuk ka siguri qe standardet, respektimi i ligjit, respektimi i te drejtave te njeriut, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, te vijne pakete nga jashtë dhe nga Bashkimi Europian. Presioni do te vazhdoje te jete i madh besoj por vëmendja per te ndjekur realizimin e standardeve kam frike se do te jete me e ulet dhe kjo per Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, te cilat nuk kane demokraci te konsoliduar, kane tendenca gjithmonë per te shkarë drejt pushteteve autokratike do te ishte nje katastrofe, e cila i shtohet asaj katastrofës se daljes se Britanisë nga BE.”              

Por Bregu gjykon se mund te ketë edhe nje skenar pozitive me nje Europe qe e tronditur nga ky shok vendos te reagoje duke qartësuar edhe rrugën e integrimit per Ballkanin Perëndimor.

“Por do te dëshiroja si njeriu qe ka gjithmonë nje shprese qe mbase te funksiononte edhe skenari tjetër ku Bashkimi Europian pas ketij shoku dhe kësaj tronditjeje, te kuptonte se sa nevoje ka me te vërtet per t’iu rikthyer lidershipit dhe vendimmarrjes politike per vlerat mbi te cilat u ngrit BE. Gjate gjithë këtyre viteve te gjithë kane qene te ndërgjegjshëm, vendimmarrësit evropiane te paret qe kane anashkaluar, braktisur dhe e kane kthyer procesin ne peng te vendimmarrjes teknike, ne peng te matricave, ne peng te “Aquis” te legjislacionit qe shtohet e shtohet cdo dite duke u marre me pak me çështje reale qe kane qytetaret ne vendet anëtare te Bashkimit Europian.”

Por kur kane kaluar vetëm pak ore nga shpallja e rezultateve te Referendumit ne Britani, per Bregun e vetmja siguri është se çdo gjë është e pasigurte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *