Dalin në dritë detaje në lidhje me atentatin e mesditës në Elbasan.  Policia ka shoqëruar dhjetë dëshmitarë okularë të atentatit të dështuar në zonën e stadiumit në Elbasan, të cilët kanë qenë aty kur u qëllua me breshëri ndaj një makine në lëvizje.

 

Mësohet se objektivi i atentatit ka qenë Ervis Çausholli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

 

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *