Subscribe

Të gjitha kulturat bujqësore ne fushen e Maliqit pasditen e te enjtes pothuajse u dëmtuan si pasojë e reshjeve të dendura të breshrit që përfshinë këtë zonë.

 

Dëmet më të mëdha u regjistruan në fshatrat Rembec, Orman, Pojan e Pendavinj. Vetëm në këto fshatra raportohet se u dëmtuan rreth 500 hektarë me grurë, patate, fasule, por dhe kultura të tjera.

 

Korado Bushe dhe Fuat Orhani, dy fermerë të fshatin Rëmbec, tregojnë se nga 40 hektarë me grurë që kultivuan, këtë vit kanë humbur më shumë se 90% të prodhimit.

 

 

KORADO BUSHE -FERMER

Kam 37 dylym, iken te gjitha. Na e korri Zoti kete vit grurin.

 

 

FUAT ORHANI -FERMER

Kam shkuar disa here tek kompanite e sigurimeve por nuk na e sigurojne siperfaqet me grur per disa arsye; si: bresheri,zjarri.

 

Për shkak se gruri në këtë fazë prêt korrjen, specialisti i bujqësisë Kostaq Riza, thotë se dëmi është i parikuperueshëm.

 

 

KOSTAQ RIZA -SPECIALIST BUJQESIE

Gruri ka rene i gjithi. Mbi  90% e prodhimit ka humbur. Po doli dielli do behet vetem 5% e prodhimit.

 

Ndërkohë kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, u shpreh se do të ngrihen grupe kontrolli për të verifikuar dëmet e shkaktuar nga breshëri dhe më pas do t’i kërkohet ministrisë së linjës mundësia e dëmshpërblimit të fermerëve.

 

 

GEZIM TOPÇIU – KRYETAR I BASHKISE MALIQ

 

Kemi ngritur grupe pune dhe po shikojme ligjin per tia paraqitur me pas ministrise se Bujqesise e cila e ka kompetence demshperblimin.

 

Nga breshëri dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në drufrutorët kryesisht mollë në fshatra të njësisë administrative Progër, të Bashkisë Devoll

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *