Forcat ruse nisën një sulm raketor “masiv” kundër Ukrainës mëngjesin e kësaj të premteje.

 

Objektiv kryesor mesa duket kanë qënë, infrastrukturat energjetike thanë burimet zyrtare. Sipas guvernatorit të Mykolaiv, Vitaliy Kim, deri më tani janë lëshuar 40 raketa Calibur dhe X101.

 

Rusia gjithashtu ka goditur fuqishëm sot edhe Kharkivin dhe Zaporizhzhia, duke shtuar sulmet në Ukrainën jugore dhe lindore ndërsa sirenat e sulmit ajror shpërthuen në të gjithë vendin.

 

 

Paralajmërimet për sulm ajror gjatë natës u lëshuan gjithashtu edhe  në zonat Kharkov, Chernigov, Zhitomir, Nikolayev, Sumy, Poltava, Dnepropetrovsk dhe Kirovograd.

 

 

I njëjti alarm është edhe në zonat e kontrolluara nga autoritetet ukrainase në rajonet e Kherson dhe Zaporizhzhia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *