Te shtëna me arme zjarri ne Shkodër. Incidenti ndodhi ne mbrëmje rreth orës 21:30 ne lagjen “Qafe Hardhi”, nga ku raportohet se nuk ka te lënduar ne njerëz. Banoret e zonës njoftuan menjëherë policinë, e cila mbërriti ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Nga te dhënat e dëshmitareve, mësohet se disa persona ende te paidentifikuar, kane qëlluar me breshëri kallashnikovi ne ajër. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe ka marre ne pyetje disa prej banoreve te kësaj lagjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *