Një konflikt i çastik ka qenë dhe shkaku i plagosjes me armë zjarri të katër personave, në Laç.

 

Forcat e policisë të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje Gegë Gegaj. Të plagosurit shtetasit me iniciale, Islam Shafloqo, Bajram Shafloqi dhe Gazmir Shafloqi, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

 

Sipas policisë bëhet me dije se shkak i kësaj ngjarje është një konflikt i çastit ndërmjet tyre.

 

Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe Gegë Gegaj, pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.

 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *