Subscribe

Sekretarja e Përgjithshme e Keshillit të Bashkepunimit Rajonal, Majlinda Bregu teksa foli gjërë e gjatë mbi pritshmëritë për Samitin e Sofjes që nis ditën e martë, pranoi të jepte një koment edhe për zhvillimet politike në Shqipëri.

 

Bregu pati një koment vecanërisht  per levizjen e re politike te Jozefina Topallit me te cilen ka punuar prej vitit 2005.

 

 “Unë nuk jam shkëputur asnjëherë nga të ndjekurit me interest ë zhvillimeve politike në Shqipëri dhe për shkak të detyrës të njëjtën gjë bëj për të gjitha vendet e rajonit. Nuk e di se si do të jetë dhe cfarë do të ndodhë me fushatën deri në datën 25 prill, por jam e bindur që askush nuk ka tapi për partitë politike në Shqipëri dhe nuk besoj se ka ndonje të keqe demokracia e brishtë ose e dërrmuar në Shqipëri , në rast se qytetarët kanë alternativa të reja për të zgjedhur. “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *