Subscribe

Në kushtet kur turizmi po përballet me vështirësi të shumta si  pasoje e situatës së shkaktuar nga pandemia qeveria po merr masa për t’i dhënë një zhvillim të mëtejshëm turizmit detar.

50 bova të reja u hodhën në zonën e Orikumit, me qëllim rritjen e aksesit për ankorimin e jahteve përgjatë rivierës .

Sipas ministrit Blendi Klosi, ardhja e jahteve pritet të sjelle më tepër zhvillim dhe punësim për ekonominë e turizmit.

Duke iu referuar ligjit për heqjen e tvsh, ministri Klosi deklaroi se deri në këto momente janë me qindra jahte që kanë shprehur dëshirën për t’u regjistruar nën flamurin shqiptar.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *