Në Brazil vijojnë protestat kundër presidentit Hair Boslonaro në një kohë kur situata epidemiologjike në vend ka arritur një pikë kritike. Numri i regjistruar i vdekjeve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën prej 500 mijë, duke u bërë shteti i dytë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, me bilancin më të rëndë.

 

Mijëra protestues bëjnë përgjegjës kreun e shtetit për dështimin në menaxhimin e situatës ndërsa niveli i ulët i vaksinimit shton rrezikun për një valë të ashpër në vjeshtë. Brazili me një popullsi prej rreth 213 milionë banorësh, ka regjistruar pothuajse 100.000 raste të reja infektimi dhe mbi 2.000 vdekje,në baza ditore.

 

Vetëm 30 për qind e brazilianëve deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq rreth 11 për qind e popullsisë janë të vaksinuar plotësisht.

 

Presidenti brazilian në vazhdimësi ka minimizuar ashpërsinë e pandemisë dhe ka kundërshtuar masat e bllokimit për arsye ekonomike. Një komitet i posaçëm parlamentar po heton administrimin e pandemisë nga administrata Bolsonaro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *