Brazili vazhdon të dominojë grupin me rezultate pozitive teksa regjistroi dhe  fitoren e tretë në Kualifikueset për Botërorin 2022.

“Seleçao” mundi me rezultatin minimal  1-0 në shtëpi Venezuelën, në një ndeshje ku ndjehej mungesa e yjeve të skuadrës. Goli i  vetëm u shënua nga Firminon, i cili dërgoi topin në rrjetë pa shumë vështirësi. Pas këtij triumfi, Brazili regjistron 9 pikë në 3 ndeshje dhe kryeson e vetme me pikë të plota kualifikueset.

Nga ana tjetër  Kili mori  fitoren e parë ne eliminatore teksa mundi  Perunë me rezultatin  2-0. Protagonisti kryesor  ishte padyshim ,  Arturo Vidal me golat e tij që çoi skuadrën  në kuotën e  4 pikëve dhe rriti shpresat për t’u kthyer mes 5 vendeve të para që të sigurojnë një biletë për Botërorin.

Më herët dhe Argjentina nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Paraguaj në shtëpi ndërsa Uruguaji fitoi më rezultatin e thellë 3-0 në një  fushë shumë të vështirë siç është ajo e Kolumbisë.

Ndeshjet e tjera janë në datën 18 nëntor , ku Uruguajn e pret një ndeshje e vështirë  kundër Brazilit që është favorit bashkë me Argjentinën për dy vendet e para në renditjen kontinentale. Në Amerikën e Jugut katër skuadrat e para kualifikohen direkt në Botëror ndërsa e pesta shkon në play-off ndërkontinental.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *