Policia e Rio de Janeiro nisi një hetim pas pretendimeve se disa doza të vaksinës janë marrë nga njerëz që nuk u takojnë. Një hetim i tillë nisi pas videove që qarkullojnë në rrjetet sociale, ku punonjësit shëndetësorë injektojnë të moshuarit me shiringa boshe.

 

Policia u ka kërkuar autoriteteve lokale dhe zyrtarëve shëndetësorë për të ndihmuar në sqarimin e asaj që ka ndodhur me dozat e vaksinës.

 

Të paktën tre raste të tilla janë raportuar në Rio de Janeiro.

 

Punëtorët e përfshirë tashmë janë pushuar nga puna dhe të moshuarit që morën këto injeksione të të rreme u vaksinuan më vonë.

 

Nëse policia zbulon se vaksinat i ishin dhënë dikujt tjetër, të përfshirët rrezikojnë deri në 12 vjet burg.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *