Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases F. B., 26 vjeçe, banuese në Rrogozhinë. Ajo dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur, duke krijuar rrezik për jetën dhe sigurinë e tyre.
Sipas policisë, hetimet kanë nisur pas informacionit të siguruar nga qytetarë dhe strukturat e policisë, që evidentuan mungesën e prindit dhe gjendjen e fëmijëve. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, duke filluar procedimin penal për braktisje të detyrimeve familjare.
/vizionplus.tv





