Aktori i famshëm hollyvood-ian Brad Pitt ka kaluar një vit të vështirë për shkak të divorcit dhe betejës për kujdestarinë e fëmijëve me ish-bashkëshorten, aktoren e famshme Angelina Jolie.

 

Por mesa duket 55-vjeçari ka kuptuar se i është mirënjohës Jolie për gjithë këtë situatë të krijuar gjatë kësaj periudhe. Kjo situatë ka ndikuar në mënyrë pozitive për jetën e aktorit pasi ka arritur të heqë dorë nga alkooli. Pitt ia adreson 43-vjeçares, ish-shoqes së tij në jetë dhe ekran, të gjithë forcën që tregoi në seanca gjyqësore, ndërkohë që brenda vuante.

 

“Brad ka qenë në gjendje që të ruajë seriozitetin pavarësisht nga stresi dhe presioni ligjor që ka marrë nga Angelina gjatë divorcit. Gjatë kësaj kohe të vështirë, ai është i lumtur dhe krenar që ka qenë në gjendje të jetë mirë nga ana shëndetësore dhe psikologjike. Në atë periudhë të errët, Brad qëndroi më shumë në punë dhe mori disa vendime të mira për veten”, tha një burim pranë tij për “HollywoodLife”.

 

Ndërkohë së fundi Brad festoi 55-vjetorin e tij të lindjes. Ai e kaloi ditën e tij speciale në shtëpi, nën shoqërinë e gjashtë fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *