Kanë kaluar 7 muaj, që nga ndarja me Angelina Jolie e njësoj si Brad Pitt edhe ne e kemi kuptuar që nuk ka asnjë shpresë, që aktorët me të dashur të Hollywood të kthehen bashkë, ndaj Pitt vendosi të mbledh veten dhe të eci përpara. 53-vjecari mësohet se ka filluar të flirtojë me aktoren bukuoshe, Sienna Miller me të cilën e ndan një diferencë e konsiderueshme moshe, sepse Miller është 35 vjeç.

 

 

Brad Pitt, është producent i filmit “The Lost City of Z”, ku protagoniste është edhe Sienna Miller. Në premierën e filmit, të dy aktorët përfituan nga rasti për të qëndruar pak bashkë. Pas premierës po ashtu u zhvillua një feste private me të gjithë personat që ishin pjesë e brendshme apo e jashtme e këtij filmi. Sipas raportimeve, aktorët e shijuan në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *