Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar një video, përmes së cilës tregon dëmet e shkaktuara në selinë e PS-së nga protestuesit.

 

Ai shkruan krahas videos se në 30 vite socialistët nuk kanë sulmuar selinë e ndonjë partie, ndërsa shton se kryedemokrati Lulzim Basha do të mbajë mbi kurriz çdo krim që i është bërë prej dy ditës Tiranës.

“KJO ESHTE SELIA E PS, PAS SULMIT TE DHUNSHEM TE LLUMIT TE SALI BERISHES E LULZI BASHES! Kurre, kurre ne 30 vite PS nuk ka sulmuar seline e ndonje partie! Kurre! Nje kriminel si Sali Berisha, nga 1991 e deri ne 1996, ka sulmuar e dhunuar socialiste te zakonshem brenda ne selite e PS ne rrethe! Por ne Tirane nuk ka guxuar kurre! As ne 1996 kur vodhi zgjedhjet e masakroi socialistet, i izoloi brenda rrethimit e se kaloi kurre ate; As ne 1997 kur kontrollonte vetem Tiranen me horrat paramilitare te tij; As ne 1998 kur i dha nje grusht kriminal shtetit; Me pas jo e jo! E beri sot ai dhe Lulzi Basha! Barre te madhe ke marre mbi supe Lulzi, barre shume te madhe! Dhe se di si do e mbash kete turp; Ke mbi kurriz nje krim te perbindshem me kater te pafajshem te pushkatuar, nuk ke kurriz ti te mbash dhe me! Mbi te gjitha; Do kesh mbi kurriz cdo krim qe i ben prej dy ditesh Tiranes, qytetit e qytetareve qe urren pse kurre nuk te mbeshteten!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *