Subscribe

Nuk ndalet përplasja politike mes mazhorancës dhe presidencës. I pyetur për akuzat e Ilir Meta dhe thirrjet drejtuar socialisteve për të larguar Ramën numri dy i qeverisë Erion Braçe i kujtoi kreut të shtetit “21 Janarin”.

 

Unë nuk mendoj që socialistët që janë sot në PS kanë marrëdhënie me Berishën, sidomos marrëdhënie si ajo e 21 Janarit, më vjen keq por ndajeni nga PS sa më parë të jetë e mundur.

 

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha se Meta e Basha janë në garë për pozicionin se kush do të drejtojë opozitën, që sipas tij do të humbë sërish në zgjedhjet e 25 prillit.

“Për fat të keq sot ne nuk kemi një president që përfaqëson unitetin e vendit. Ai do vazhdojë të qëndrojë në detyrë se bën mirë pjesën e dytë të detyrës, jo Kushtetuese por atë politike. Ne e nxisim që si pari të qartësojë se kush është kryetar i LSI dhe më pas me Bashën nëse është ai apo Meta kryetar i opozitës.  Pasi të jenë sqaruar ne të kemi mundësi të dimë kush nga këta të do të udhëheq opozitën në humbjen e radhës. “

Balla dhe Braçe ishin në qytetin e Elbasanit në një takim me strukturat drejtuese të qarkut, ku paralajmëruan largimin e çdo drejtori që nuk i shërben qytetarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *