Kandidati për deputet i PS, Erjon Braçe denoncoi vonesën e numëruesve të PD në Divjakë.

 

Ai deklaroi se procesi i numërimit po vonohet për këtë shkak dhe kërkoi reagim menjëherë.

 

“Kjo është çmenduri! Në Divjakë kemi një orë e tridhjetë minuta që presim Partinë Demokratike të sjellë numëruesit për të numëruar votat! Një orë e tridhjetë minuta! Tani boll më; PS i kërkon KZAZ të vendosë me votë nisjen e procesit të numërimit menjëherë! Njerëzit duan të lexohet e numërohet vota e tyre! Numërimi është i monitoruar, live për këdo!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *