Subscribe

Ka shkuar në 80 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kinë.

 

Mediat e huaja bëjnë me dije se se përveç viktimave deri më tani janë konfirmuar m ë shumë se 2,700 raste të prekur nga koronavirusi.

 

Deri më tani në të gjithë Kinën, 15 qytete me një popullsi totale prej mbi 57 milion njerëz janë vendosur nën mbyllje të plotë ose të pjesshme.

 

Shqetësimi në të gjithë botën është duke u rritur në lidhje me shkallën e transmetimit, me zyrtarë kinezë shëndetësorë që thonë se virusi mund të përhapet përpara se të shfaqen simptomat.

 

Gjithashtu në rastet e të prekurve janë shtuar edhe jashtë Kinës, është raportuar për katër të prekur në SHBA, tre në Australi dhe në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *