Subscribe

Mbarë bota ka mbetur e shokuar nga sulmi  terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re.

“Sulmet ndaj vendeve të adhurimit, janë sulme ndaj të gjithëve” thuhet ne deklaraten e bashkimit europian.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s Jens Stoltenberg ka dënuar sulmet e tmerrshme terroriste në xhamitë në Christchurch.

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar duke i dërguar një mesazh ngushëllimi kryeministres së Zelandës së Re.

Kryeministrja britanike Theresa May ka shprehur ngushëllimet për viktimat .

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass ka thënë se sulmi ndaj dy xhamive në Christchurch të Zelandës së Re është “krim brutal”, i cili ka goditur njerëzit e të gjitha feve në mbarë botën. Reagime kanë ardhur edhe nga vendet arabe, të cilat e kanë dënuar aktin e rëndë dhe kanë kërkuar drejtësi.

Ndërkohë europa pas sulmit në dy xhami ka shtuar masat e sigurisë rreth objekteve te kultit.

Kryetari i bashkisë së Londrës, Sadik Khan, ka siguruar komunitetin mysliman se do të ketë kontrolle të shtuara të policise rreth xhamive vecanerisht gjate kohes ku kryhen ritet fetare.

Khan ka thënë se të gjithë ata që shohin diccka të dyshimtë duhet të raportojnë menjëherë. Policia ka njoftuar se planifikon të shtojë patrullat edhe përreth Birminghamit. Edhe Franca ka rritur nivelin e sigurise sigurinë në xhami. Ndërsa Presidenti turk, Erdogan iu ka bërë thirrje vendeve perëndimore të ndërmarrin masa për të frenuar rritjen e racizmit kundër fesë islame.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *