Qytetarët në Bosnjë e Hercegovinë votojnë për të zgjedhur liderët e presidencës tri-paleshe, si dhe përfaqësuesit në parlament.

 

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 3,3 milionë qytetarë.

 

Edhe pse lufta në Bosnjë ka përfunduar më 1995, plagët e konfliktit që u mori jetën rreth 100 mijë personave ende nuk janë shëruar.

 

Ndaj dhe zgjedhjet e kësaj të diele vijnë në kohën kur vendi është në një udhëkryq: ose Bosnja do të ndjekë rrugën euro-atlantike ose rivalitetet etnike do të pengojnë përparimin drejt anëtarësimit në bashkimin evropian e NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *