Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi ish-ministrin e Sigurimit, Sadik Ahmetoviq, me gjashtë muaj burgim, për shkak të abuzimit me detyrën.

 

Gjykata në Sarajevë konstatoi se Ahmetoviq ka shfrytëzuar pozicionin e tij për t’i siguruar punë fiktive një personi, gjë që ka pasur kosto mbi buxhetin e shtetit.

 

Adnan Bektiq, i cili ka përfituar paga dhe mëditje të paligjshme në periudhën 2011-2012, u urdhërua t’i kthejë shtetit 9,600 dollarë.

 

Ahmetoviq tha se do ta apelojë vendimin dhe shtoi se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

 

Ai ka qenë ministër i Sigurimit në Bosnje nga viti 2009 deri më 2012.

 

Për kohë të gjatë, ka qenë anëtar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), ndërsa në maj të vitit 2017 është përjashtuar nga kjo parti.

 

Aktualisht, Ahmetoviq është anëtar i partisë së re Blloku i Pavarur./ Rel

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *