Autoritetet franceze i dhane fund operacionit per zhvendosjen e mijëra emigranteve nga kampi i njohur si “Xhungla” ne Kale. Ne kampin e shndërruar ne simbol te krizes se emigranteve, nuk ka mbetur askush dhe fëmijët e mitur te pashoqëruar jane vendosur ne nje qender te përkohshme ne Kale. Per prefektin Fabienne Buccio, misioni i nisur diten e hene u mbyll, por ndersa ai dha njoftimin pjese te kampi te cilave u ishte vene zjarri, vazhdonin te digjeshin. Zjarret besohet te jene vene nga emigrante, ne shenje proteste e deshperimi pasi kishin refuzuar transferimin. Ne kamp kane jetuar deri ne 8 mije emigrante, te cilet po zhvendosen drejt qendrave te ngritura, ku do te kryejnë procedurat per azil. Nje pjese e emigranteve kishin beren rezistence ditet e shkuara dhe operacioni i forcave te sigurisë per prishjen e kampit eshte shoqëruar me prani te perforcuar te policise per shkak te frikes per përleshje me ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *