Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e pikës strategjike...

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni tek ëndrrat...

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të...

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi ynë i...

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për spastrim etnik...

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të...

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja si paraqitet...

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh...

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave të droguar...

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet pronari i një...

Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjshme

19 Nëntor 19:44

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, e ka akuzuar të martën Rusinë për nisje të kërcënimeve bërthamore “plotësisht të papërgjegjshme”, pasi presidenti rus, Vladimir Putin i ka rritur opsionet se kur mund të përdorë Moska armë bërthamore.

“Nuk është hera e parë që Putini luan lojën bërthamore”, ka thënë diplomati evropian në shkuarje, pas një takimi të mbajtur për të shënuar 1.000 ditë të nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Rusia pajtohet me parimin që lufta bërthamore nuk mund të fitohet, prandaj nuk duhet të niset kurrë”, ka thënë ai, duke paralajmëruar që “secila thirrje për luftë bërthamore është e papërgjegjshme”.

Bisedimet brenda bllokut evropian, të dominuar nga nevoja për të rritur mbështetjen për luftën në Ukrainë – kanë ardhur teksa Kievi raportohet të ketë konfirmuar se ka përdorur armë amerikane me rreze të gjatë për të sulmuar territorin rus.

Rusia e ka quajtur këtë veprim si hyrje në “fazë të re” të luftës. Borell është thënë t’iu ketë bërë presion vendeve anëtare që të jenë në linjë me politikat e Uashingtonit dhe t’ia mundësojnë Ukrainës sulmet me Rusi me armë me rreze të gjatë, dhe besohet se Franca është duke e shqyrtuar këtë mundësi.

Ai nuk ka folur për mediat nëse ka ndryshuar diçka në këtë drejtim, vetëm ka thënë se shumica pajtohen që “fati i Ukrainës do të përcaktojë rrugëtimin e BE-së”.

“Nëse Putin do të jetë i suksesshëm në Ukrainë, ne do të paguajmë faturë të lartë, shumë më të shtrenjtë sesa çdo lloj i mbështetjes ushtarake që mund të ofrojmë sot”, ka thënë ai.

Në takim ka marrë pjesë edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i cili ka paralajmëruar se Putinit nuk duhet t’i lejohet realizimi i synimeve në Ukrainë dhe ka bërë thirrje sërish që Evropa të avancojë industrinë e mbrojtjes.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Josef Borrell Rusi

Nga e njëjta kategori

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët e Patos-Marinzës marrin 4 milionë lekë për dynym

më shumë...

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e pikës strategjike në ngushticën Bab el-Mandeb

më shumë...

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni tek ëndrrat tuaja dhe mos u dorëzoni kurrë

më shumë...

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:56

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët...

2:51

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e...

2:50

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni...

2:42

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të...

2:40

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi...

2:23

Kur e kupton që një djalë të...

2:23

Reklamonin p*ostitucionin në rrjetet sociale, arrestohen tre...

2:20

Tre shenjat e zodiakut që s’do ta...

2:06

GJKKO në mbrojtje të magjistratëve, padi kundër...

1:50

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për...

1:37

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen...

1:36

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja...

1:19

Protesta e banorëve të Patos-Marinzës për qiratë,...

1:03

“Nuk ka nder më të madh se...

12:55

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës,...

12:47

Gjykata e Durrësit kërkesë për sigurim padie,...

12:40

Plagosja e tre të rinjve në Durrës,...

12:33

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave...

12:14

Afërdita hyn në Akrep më 10 shtator,...

12:06

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet pronari...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Parashikimi i motit për ditën e premte
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.