Zgjedhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë është një moment i mundësive. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson, i cili i ka dale në mbrojtje Trumpit. Ai kërkoi që presidenti i sapozgjedhur ose administrata e tij të mos paragjykohet. Këto komente Johnson I bëri gjatë një takimi në Bruksel, ditën e hënë. Fitorja e Donald Trump është komentuar gjerësisht në media si një “Brexit 2”. Boris Johnson ishte një nga mbështetësit kryesorë të fushatës për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *