Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Një vizitë surprizë kjo, e panjoftuar më herët. Johnson ka takuar presidentin Volodymir Zelensky.

Ka qenë ambasada e Ukrainës në Londër që ka postuar në Twitter një foto të të dyve duke zhvilluar bisedime.

 

Një ditë më parë në Kiev ishin presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen si dhe shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *