Vetëm një ditë pasi e rriti me 8 lekë/litër, Bordi i Transparencës uli sërish çmimin e naftës. Duke filluar nga pasditja e kësaj të shtune, litri i naftës do të kushtojë 5 lekë më pak, pra 209 lekë/litër.

 

Me vendimin e fundit të bordit edhe benzina do të blihet 8 lekë më lirë, me një çmim prej 187 lekësh/litër.

 

Gazi nga ana tjetër do të vazhdojë të kushtojë 71 lekë/litër.

 

Sipas Bordit, çmimet e reja vijnë si pasojë e luhatjeve të çmimeve në bursën e mesdheut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *