Subscribe

Rritet me 10 lekë çmimi i benzinës dhe naftës.

 

Bordi i Transparencës caktoi këtë të premte që një litër naftë të tregtohet me 243 lekë, nga 233 lekë që ishte.

 

Po ashtu, edhe benzina ka pësuar rritje. Nga 213 lekë, tashmë do të tregtohet me 223 lekë, kurse gazi është rritur me dy lekë për litër, duke shkuar në 106.

 

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do të reflektohet që këtë të enjte, datë 29 prill, ora 18:00.

 

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të kudnërt, do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

 

Arsyet e shtrenjtimit lidhen me rritjen e karburantit në bursat ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *