Subscribe

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ka shprehur edhe njëherë qëndrimin kundër të ndërkombëtarëve në lidhje me djegien e mandateve nga ana e opozitës.

 

Edhe pse opozitarët e kanë cilësuar si një hap të domosdoshëm djegien e mandateve, ambasadori Borchardt deklaroi se ky është një hap që i vë flakën të gjithë sistemeve parlametare.

 

Ambasadori OSBE la të nënkuptohet se edhe nëse opozita I bojkoton zgjedhjet lokale ndërkombëtarët mund t’I njohin ato nëse nuk kanë probleme gjatë zhvillimit.

 

“Kjo varet nga mënyra si shkojnë zgjedhjet, si zhvillohen ato dhe gjetjet e vëzhguesve tanë. Nuk e parashikoj dot atë. Ne piksëpari nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla apo simbol i stabiltetit në rajon dhe tani shohim një veprim në parlament që nuk ka precedentë. Është kritikuar nga e gjithë komuniteti ndërkombëtar sepse ndez fitilin që vë flakën në gjithë sistemin e demokracisë parlamentare.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *