Subscribe

Ambasadori i OSBE-se në Tirane, Bernd Borchardt foli per here te pare ne publik, qe pas incidentit te ndodhur me 11 maj ne banesen e tij. Ai ishte i pranishem ne konferencen “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990”. Diplomati Borchardt u ndal tek historiku i termit armik i popullit, duke ardhur deri ne ditet e sotme.

 

“Po në Shqipëri – sa të gjata janë hijet e së kaluarës totalitare këtu? Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere – dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit.”

 

Ambasadori Borchardt shprehu shqetesimin e tij lidhur me perdorimin e se njejtes retorike nga te gjithe aktoret politik ne vend.

 

“Mjerisht, e dëgjoj tepër shpesh këtë diskurs diktatorial nga tepër politikanë të spektrit politik shqiptar, që nga rënia e regjimit komunist deri në ditët e sotme. Pra, hijet janë të gjata. Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e “armikut të popullit” e kupton politikën dhe jetën publike. Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot.”

 

Sulmi ndaj baneses se ambasadorit te osbe shkaktoi eragimet e forta edhe te nderkombetareve te cilen kerkuan zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *