Personazhet shqiptarë u solidarizuan me protestat për George Floyd në SHBA. Arsye kjo, sepse pamë kudo në rrjet foto me sfond të zi.

Një gjest i tillë nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e konsiderueshme e ndjekësve. Shumica e këtyre të fundit kanë kritikuar ashpër personazhet, duke iu vënë në dukje se Shqipëria ka probleme shumë herë më të mëdha, që sipas tyre askush nga të famshmit nuk ngre zërin. Reagime të kësaj natyre kanë shtyrë Bora Zemanin që nëpërmjet një shkrimi, të thotë të kundërtën.

“Pse nuk gjeni paqe asnjëherë, o shqiptarë?”, e ka nisur kështu postimin e saj Bora, duke renditur disa arsye. Moderatorja ka vënë në dukje se postimet për George Floyd janë realizuar për solidarizim me humbjen e jetës së një njeriu, pa të drejtë. “Jo, nuk jetoj në Amerikë, por më dhembi njësoj si të ishte shqiptar ai burrë që lutej dëshpërimisht për të marrë frymë. Më dhembi se ishte njeri dhe iu privua fryma!”, ka shkruajtur ndër të tjera Bora./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *