Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i kërkon kryedemokratit Lulzim Basha që të distancohet nga situata e shkaktuar në vend nga zjarret, pas deklaratës së këtij të fundit, teksa akuzonte qeverinë për mungesë fondesh dhe mjetesh për të përballuar situatat emergjente.

 

Koçi shkruan se në kushte të tilla Basha duhet të tregohet “një burrë shteti” dhe t’iu bëjë thirrje qytetarëve që të tregohen vigjilentë.

 

“Basha, distancohu nga zjarrvënia! Ore ti që kërkoke të bëhesh burrë shteti dhe që ta ngecën sërish partinë e Saliut! Ku e ke ndërgjegjen shtetërore dhe vizionin e liderit? Bën gërr-merr për helikopterin se mund të jetë përdorur nga Kryeministri për arsye shtetërore (jo private). Dil more dhe fol i shqëtesuar për situatën. Për zjarrin që ti adhuron si mjet politik, por që kësaj rradhe po merr dhe jetë njerëzish. Thirri ndërgjegjes shoqërore të jetë vigjilente ndaj zjarrvënies! Sensibilizo organet ligjzbatuese që të zbulojnë e të ndeshkojnë të papërgjegjshmit e stinës. Kërko angazhim gjithëpërfshirës për ti bërë ballë situatës. Shprehu mirënjohjen atyre qindra efektivëve të FA që po rrezikojnë dhe veten për të shpëtuar jetë, shtëpi e katandi! Pastaj kujtohu që je dhe opozitar i mjerë! Si PD-ja jote në Fier që është opozita ‘Poshtë inceneratori, rroftë inceneratori’. Thellohu Luli!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *