Kryeministri Edi Rama ka dënuar gjestin e opozitës për bojën e hedhur mbi institucionin e Ministrisë së Brendshme.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Rama e quajti veprimin e protestuesve të opozitës si produktin më të mirë për nxirjen e Shqipërisë në botë.

 

Rama tha se protestuesit hodhën bojë me qëllim që të eksportojnë pamjet në drejtim të mediave ndërkombëtare.

 

Duke u ndalur tek ligji I vettingut në polici, kreu I qeverisë deklaroi se është bërë një punë e madhe me qëllim reformimin e policisë.

 

Ai tha se qëlllimi I qeverisë është që të kemi një polici në standartet e BE.

 

Sipas Ramës, Shqipëria është me e sigurt se pesë vite më parë pasi kjo gjë është treguar dhe në uljen e nivelit të krimit në vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *