Duke filluar nga e hëna e ardhshme, ish-krerët e UÇK-së do të dalin të dëshmojnë përpara Gjykatës Speciale të Hagës. Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dalë në 9 nëntor. Në njoftimin për paraqitjen përpara gjykatësve thuhet se Thaçi do të informohet për të drejtat e tij.

 

Teksa në Spotlight nga Alban Dudushi diskutohej për ‘Betejën e fundit të UÇK-së’, Boiken Abazi e ka krahasuar Gjykatën Speciale me atë të Nurembergut.

 

“ Kjo gjykatë, është si ajo e Nurembergut, e kthyer kokë-poshtë, sepse nuk gjykohet agresori, Serbia, por, po gjykohen çlirimtarët, shqiptarët. Është sikur Gjykata e Nurembergut të ishte ngritur kundër hebrenjve. Kur u vra kryeministri i Libanit në vitin 2005, qeveria e Libanit, i këkroi OKB-së një tribunal special për këtë vrasje dhe në atë moment, OKB-ja iu përgjigj që nuk mundemi të ngrejmë një tribunal vetëm për një rast specifik. Duhet të kthehemi mbrapa në kohë, të shikojmë të gjithë kontekstet dhe të hetojmë të gjitha palët dhe të gjitha krimet e ngjashme që kanë ndodhur, sepse në thelb të drejtësisë ekziston edh enjë lloj fryme drejt universals, jo vetëm drejt partikulares. Pra, kjo që ka ndodhur është jashtë praktikave ndërkombëtare dhe na vendos ne në vendin e agresorit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *