Kandidati i pavarur i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi denoncoi se vëzhguesit e pavarur nuk lejohen në KZAZ 34 për procesin e numërimit të votave.

 

Denoncimin ai e bëri përmes një postimi në “Facebook”, nga ku paralajmëroi se do të ankohet edhe në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve. Siç pretendon ai, kjo sjellje tregohet vetëm me vëzhguesit e pavarur dhe jo me ata të partive të tjera politike.

 

“Te Shkolla “Bajram Curri” KZAZ nr. 34 nuk po lejojnë të hyjë asnjë vëzhgues i certifikuar nga unë si kandidat i pavarur. Ndërkohë kanë lënë vëzhguesit e subjekteve të tjera. Ne po bëjmë ankesë në KAS. I bëjmë thirrje mediave të mbulojnë ngjarjen. I bëjmë thirrje policisë të mos zbatojë urdhëra të jashtëligjshëm.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *