Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka akuzuar Ministren e Arsimit Besa Shahini se po mashtron studentët e Elbasanit në lidhje me kartën e studentit.

 

Në reagimin e tij, Boçi thekson se ministrja nuk u është përgjigjur kërkesave të studentëve në lidhje me bursat apo nuk u shpjegoi studentëve mbylljen e degëve themelore, por thjesht mashtroi paturpësisht.

 

“Ministrja e Arsimit mashtron paturpësisht publikisht.

Paturpësia për këta nuk paska cak!

Në takimin e djeshëm në Elbasan ka pretenduar se ka shpërndarë kartat e para të studentit.

Ka pozuar vetëm me një kartë në dorë që nuk dihet kujt i destinohej.

Ministrja ka derdhur djersën e  rradhës të postimit sa për sy e faqe në FCB e Instagram, se për shërbim ndaj studentëve nuk bëhet fjalë.

Studentëve nuk i është bërë kurrfarë shpërndarje. Në asnjë degë apo cikël studimi.

Karta nuk ekziston.

Nuk ekziston asnjë shërbim i favorizuar për studentët.

Në takim Besa nuk i është përgjigjur kërkesës së studentëve për bursim të plotë për degët e mbrojtura, siç duhet të jetë mësuesia.

Besa nuk i shpjegoi studentëve mbylljen e degëve themelore e katandisjen e disa prej tyre deri në 5 studentë.

Nuk i dha përgjigje as për tarifat e larta të masterit, as për mungesën e doktoraturës  e as për kushtet skandaloze të konvikteve.

Nuk dha përgjigje as për mungesën e investimeve prej disa vitesh në Universitetet publike.

Besa thjesht bëri detyrën si shefi i saj Rama: Erdhi, pa, mashtroi paturpësisht!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *