Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se maturantët nuk po dinë si të veprojnë për zgjedhjen e degëve të tyre të studimit. Përmes një postimi në “Facebook”, Boçi tha se më shumë se 32 mijë maturantë kërkojnë largimin nga vendi. Ndërsa pjesa tjetër, tha demokrati, janë plotësisht në terr sepse sitemi i aplikimit ka ndërhyrje.

 

“KATRAHURA ME MATURANTËT. Momenti më i rëndësishëm për maturantët, ai i zgjedhjes së programit të studimit (degës) në Universitete, po kalon në një heshtje tinzare. Ministria e Arsimit e konsideron rutinë, ndërkohë që rutina nga prapa kuintave vlon. Rama fërkon duart, ndërsa gati 1/3 nga 32.126 mijë maturantë kanë preferuar largimin nga vendi, për të ndjekur studimet apo punuar jashtë. Shifra është tronditëse. Rama i llogarit vota kundër dhe mundohet ta fshehë kënaqësinë e largimit të tyre. As COVID-19 e as kyçja e kufijve shqiptarë, nuk i ka penguar të rinjtë të largohen nga sytë këmbët. Ata që janë këtu, nuk po dinë çfarë po ndodh me aplikimet. Sistemi gjysmak shfaq herë pas here probleme dhe të rinjtë e familjarët akuzojnë për ndërhyrje. Ndërkohë nga të dhënat, universitetet publike po marrin goditje ne degë të caktuara që janë drejt mbylljes.”

 

Boçci ka publikuar edhe disa mesazhe nga maturantë që ndajnë shqetësimet e tyre. Ai kërkon që kryeministri Edi Rama dhe ministrja Besa Shahini të mbajnë përgjegjësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *