Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ju përgjigj atyre që e akuzojnë se ka blerë një makinë shumë të shtrenjtë, duke përfituar nga posti. Lleshaj sqaroi se ka 10 vite që nuk blen makinë të re, por vetëm ka ndërruar atë të vjetrën.

 

“Po bëhen disa javë që disa portale ordinere dhe tutorët e tyre jo dhe aq periferikë, po përpiqen të mbajnë gjallë tymin e një mashtrimi skandaloz. Sipas tyre, ministri i Brendshëm paska blerë një makinë, që herë kushton 100 milionë lekë e herë arrin në 150 mijë euro. Sandër Lleshaj si person ka në pronësi një automjet mëse të zakonshëm, që prej një dekade. Ai nuk e ka as të mundur dhe as ndërmend të blejë një makinë të re; Për shkak të funksionit shtetëror, ministri i Brendshëm dhe grupi i tij i shoqërimit ka në përdorim disa automjete; Po bëhen disa muaj që një automjet i dalë jashtë përdorimit është zëvendësuar me një të ri; Automjeti nuk ka kushtuar 100 milionë lekë, as 150 mijë euro, sikundër përpiqen të infektojnë opinionin publik shpellat e dyshimta virtuale, por vetëm 49 mijë euro.”

 

Sandër Lleshaj theksoi se ka vetëm një mission, t’i shërbejë Shqipërisë. Ndërsa për ata që hodhën akuza, ministri deklaroi se do t’u përgjigjet në rrugë ligjore dhe gjyqësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *