Duket se këtë vit po rikthehen sërish në trend shumë stile që për pak kohë u zhdukën. Mund të përmendim këtu xhinset e gjera në fund të këmbëve, printin leopard apo veshjet të frymëzuara nga vitet ’90. Për vjeshtën dhe dimrin e këtij viti duket se do të mbizotërojë një lloj trendi shumë i preferuar nga gjyshet tona.

 

Markat e njohura kanë paralajmëruar dhe kanë nxjerrë në shitje bluzat e punuara me dorë me fije leshi ose akrilik. Për brezin e ri këto bluza nuk janë shumë të preferuara, por duhet thënë do të jenë një trend mbizotërues. Mund t’i gjeni në versione të ndryshme, por kryesisht do të jenë të gjera dhe me ngjyra të shumëllojshme. Pra nëse keni të tilla bluza të punuara me dorë, mos ngurroni t’i nxirrni nga dollapët dhe të filloni t’i vishni në periudhën e dimrit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *