Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i përmbushin sërish angazhimet e tyre për luftën kundër ndryshimeve klimaterike pavarësisht tërheqjes së Trumpit. 
Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, mendon se kjo mund të arrihet falë partneritetit mes qyteteve, shteteve dhe bizneseve.

 

“Amerikanëve nuk u duhet Uashingtoni për të përmbushur angazhimet e Parisit, dhe nuk do ta lejojnë që t’i pengojë. Dua që bota ta dijë se Amerika do t’i qëndrojë zotimeve të saj përmes partneriteteve të ndryshme, me të cilat do të vazhdojmë të mbetemi pjesë e marrëveshjes”, ka thënë Bloomberg.

Bloomberg është i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në OKB për qytetet dhe ndryshimet e klimës.

Pakti e detyron SHBA-në dhe 194 vende të tjera të botës ta mbajnë rritjen e temperatures mesatare globale nën 2 grade celsius mbi nivelet para-industriale.

Shtëpia e Bardhë ndërkohë e ka shmangur përgjigjen e qartë ndaj pyetjes së gazetarëve nëse presidenti Trump vazhdon të besojë, siç ka deklaruar në të kaluarën, se ngrohja globale është një gënjeshtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *