Një blogere nga Kina mund të përfundojë pas hekurave, pasi ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, një video ku gatuan një peshkaqen të bardhë, që është një specie në zhdukje e mbrojtur.

 

Për videon e ndarë me 8 milionë ndjekësit e saj në Douyin, një rrjet social i njohur kinez, influencuesja e ushqimit Tizi rrezikon të përballet me 5 deri në 10 vjet burg.

 

Ky është dënimi që përcakton ligji në Kinë për ata që kapin, tregtojnë dhe hanë peshkaqenin e bardhë.

 

Peshkaqeni i bardhë është një specie shumë e rrallë që jeton midis Afrikës së Jugut dhe brigjeve të Australisë.

 

“Mund të mos duket kështu, por mishi i tij është me të vërtetë shumë i butë”, shprehej influencuesja e rrjeteve sociale teksa konsumonte me lakmi peshkaqenin.

 

“Është e çuditshme si një personazh i famshëm në internet mund të hajë një kafshë të mbrojtur para miliona njerëzve në mes të ditës!”, ka shkruar një ndjekës i Tizit.

 

Ndërkohë, ambientalistët në mbarë botën kanë reaguar ashpër për rastin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *