Estela Ujka njihet si një nga bloggeret më me stil në Shqipëri. Ajo solli në jetën fëmijën e tretë pak muaj më parë dhe të gjithëve ju bëri çudi fakti që vajza lindi në Amerikë. Shumë menduan se është një zgjedhje momentale, por nuk ishte e tillë.

 

 

Estela ka vendosur të largohet përfundimisht nga Shqipëria bashkë me familjen e saj. Arsyet për vendimin i ka shpjeguar me një postim në bloggun e saj personal.

 

“Përshëndetje miq!

Duhet të jem e sinqertë me ju që në New York nuk jam për NYFW (javën e modës), por për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Edhe pse fillimi pritet të jetë i vështirë unë nuk kam ndërmend të dorëzohem, ndaj do me duroni dhe këtej me postime simpatike. Siç është ky i radhës. Më besoni që kjo nuk është pamja e zakonshme këtu. Do flasim për të gjitha, por le të themi është zgjedhja ime e pare. Kjo është lagia ku jetoj dhe fotot janë realizuar me Lorest (e bija) ndaj mendoj se hapin e parë e bëmë. Ju përshëndesim nga NY dhe shihemi në postimin tjetër. Ah po tani duhet të filloj të postoj dhe në Anglisht”,-ka shkruar Estela.

 

 

Pavarësisht largimit, bloggeria e njohur do të jetë pranë publikut shqiptar edhe nga New York.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *