Teksa fluturimet në aeroportin e Rinasit vijojnë të jenë të pezulluara, autoritetet janë vënë në lëvizje. Disa kontrollorë, që në shenjë proteste refuzuan të mërkurën të punojnë për shkak të uljes së pagave, janë shoqëruar në polici për t’u pyetur për situatën.

 

Ndërsa nga ana e Prokurorisë së Tiranës kanë nisur hetimet. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me “Shpërdorim detyre”. Një ditë më parë u anuluan të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse në Rinas, për shkak të protestës së kontrollorëve të Albcontrol.

 

Qeveria këtë e quajti një grusht shteti, pas të cilit fshihen presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Kreu i shtetit i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama t’i thërrasë mendjes dhe të ulet për të gjetur një zgjidhje për kontrollorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *